Kur mendohet për humbje peshe, shpesh është një peshë trupore "ideale" në mendje ose një qëllim përfundimtar për rënie të peshës.
Megjithatë, humbja modeste e peshës pritet të ofrojë përfitime shëndetësore për individët obezë
Humbja e peshës shoqërohet me
Përmirësime të rëndësishme në faktorët e rreziqeve kardio-metabolike11
HbA1C (hemoglobina e glukozuar), Privimi i Glukozës, Presioni i gjakut, Trigliceridet, kolesteroli HDL
Përmirësim deri në rregullimin të diabetit, çrregullim i lipideve dhe hipertensionit2
Përmirësime në komorbiditetet shoqëruese të obezitetit dhe në cilësinë e fushave të jetës3,4
Reduktim i rrezikut të diabetit5
Përmirësime të rëndësishme në funksionimin e mushkërive6
Një përfitim i provuar shëndetësor mund të arrihet nëse humbja e peshës është nga 5% -15% tek një individ. Ky objektiv mund të arrihet brenda 6 muajve. Megjithatë, për individët me IMT ≥ 35 kg/m2, mund të konsiderohet një humbje më e madhe peshe (20% ose më shumë) në mënyrë që të ketë përfitime të shëndetit. Mbajtja e humbjes së peshës është një nga dy kriteret kryesore për suksesin. Tjetri është parandalimi dhe trajtimi i komorbiditeteve.7
HbA1c = hemoglobina e glukozuar, HDL = lipoproteina me densitet të lartë.
Referenca
1. Wing RR et al. Diabetes Care. 2011;34:1481-1486.
2. Courcoulas AP et al. JAMA. 2013;310:2416-2425.
3. Hassan MK et al. Int J Obes Relat Metab Disord. 2003;27:1227-1232.
4. Sarwer DB et al. Eur Eat Disord Rev. 2015;23:504-508.
5. Hamman RF et al. Diabetes Care. 2006;29:2102-2107.
6. Held M et al. PLoS One. 2014;9:e107480.
7. Yumuk V. et al. Obes Facts 2015;8:402–424.