Sfida e obezitetit

Sfida e obezitetit

Sfida e obezitetit

OBSH e ka përshkruar obezitetin si problemin global më të madh kronik shëndetësor tek të rriturit në mbarë botën.1 Në 2015 nga të dhënat e OBSH, obeziteti tek të rriturit Europian (IMT ≥ 30) ishte 21.5% tek meshkujt dhe 24.5% tek femrat.1

Indeksi i Masës Trupore Mesatare në Botë (kg/m2), moshat 18+, 2014 (vlerësim i standardizuar i moshës)
Femrat2

Indeksi i Masës Trupore Mesatare në Botë (kg/m2), moshat 18+, 2014 (vlerësim i standardizuar i moshës)
Meshkujt3

Vlerësimet e Ardhshme të Obezitetit

Mbipesha dhe obeziteti po bëhen gjithnjë e më të përhapura, me parashikime globale prej më shumë se 2.16 miliardë individë me mbipeshë dhe 1.12 miliardë individë obezë deri në vitin 2030. Kjo barrë shëndetësore në mbarë botën klinike dhe publike lidhet gjithashtu me rritjen e rrezikut të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare (CVD), kancerit dhe vdekshmërisë.4

Përhapja mbarëbotërore e diabetit midis të rriturve (të moshës 20-79 vjeçare) ishte 6.4% në 2010, duke afektuar rreth 285 milion të rritur. Kjo përhapje parashikohet të rritet në 7.7% dhe rreth 439 milionë të rritur deri në vitin 2030.5

Parashikimet mbarëbotërore të përhapjes së diabetit për 2040 kundrejt 20156


Referenca