Mund të parandalohet obeziteti?

Mund të parandalohet obeziteti?

Parandalimi i shtimit në peshë

Lajm i mirë është se shtimi në peshë mund të parandalohet

Gjatë 2015 në algoritmin e trajtimit të EASO (Shoqata Evropiane për studimin e obezitetit), kontrolli i peshës përfshin teknika dhe strategji të shumta². Këtu përfshihen ndërhyrje jo farmakologjike si p.sh. terapi dietetike, aktivitet fizik dhe terapi për mënyrën e sjelljes².

Për të arritur humbjen në peshë, kërkohet humbje energjie². Praktika më e mirë rekomandon teknikat e mëposhtme për reduktimin e përthithjes së energjisë dietetike²:

Përdorimi i ditarit ushqimor të vetë-regjistruar bën të mundur një vlerësim cilësor të dietës, dhe mund të përdoret për të ndihmuar individin të identifikojë shpeshtësinë e vakteve (ngrënien natën, ngrënien e mesvakteve të lehta, mos ngrënien e vakteve) perceptimet rreth sjelljes emocionale ndaj të të ushqyerit (aftësia njohëse), zakoneve të ngrënies (sjellja) dhe sfidave mjedisore për të ndjekur një dietë të shëndetshme. Këshillat dietetike duhet të inkurajojnë ushqimin e shëndetshëm dhe të theksojnë nevojën për të rritur konsumin e perimeve, fasuleve, bishtajoreve, thjerrëzave, drithërave, drithërave pa sheqer dhe fibrave dhe të zëvendësojnë produktet me yndyrë të lartë, produktet e qumështit dhe mishin me produkte me pak yndyrë.

Rekomandohet që të shmangen ushqimet që përmbajnë sheqer shtesë dhe yndyrë të ngurtë, si dhe konsumimi i pijeve me sheqer dhe me përmbajtje alkooli. Kufizimi i energjisë (kalorive) duhet të individualizohet për të marrë parasysh zakonet e të ushqyerit, aktivitetin fizik, komorbiditetet dhe përpjekjet e dietave të mëparshme. Përcaktimi i një diete me energji të kufizuara mund të kërkojë ndërhyrjen e një nutricionisti (dietologu).

Regjimi i rekomanduar dietetik i rënies në peshë i përshtatur për një nevojë individuale, zakonisht siguron një defiçit energjie prej 600 kkal/ditë Një defiçit ditor prej 600 kkal (2,600 kJ) parashikon një humbje peshe prej rreth 0.5 kg në javë. Kështu, për një grua obeze, nga qëndrimi palëvizur me një IMT prej 32 kg/m2 dhe me konsum të përditshëm të vlerësuar prej 2,100 kkal (8,800 kJ), do të ishte e përshtatshme një dietë që përshkruan 1,400–1,600 kkal (6,000–7,000 kJ)².

Aktiviteti fizik është pjesë e shpenzimeve totale të energjisë së individit.3 Një rritje afatgjatë e aktivitetit fizik, qoftë edhe nëpërmjet aktiviteteve të jetës së përditshme apo stërvitjes së rregullt, luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e peshës dhe rritjen e sasisë së humbjes së peshës². Megjithatë, rritja e aktivitetit fizik si një mënyrë për të ruajtur humbjen e peshës mund të jetë një objektiv i arritshëm për shumë njerëz.

Mbajtja e humbjes së peshës kërkon një shpenzim mesatar ditor prej 80% deri në 90% mbi nivelin e normës së pushimit metabolik (NPM).3 Për shembull, dikush me NPM prej 1500 kkal/ditë do të kërkojë të shpenzojë rreth 1000 kkal/ditë në aktivitetin e përditshëm për të përmbushur këtë objektiv.
Përfitimet shëndetësore nga aktiviteti i rregullt fizik përveç efektit që kanë në peshë përfshijnë dhe përmirësimet kardiovaskulare.3 Mundësitë për rritjen e aktivitetit fizik përfshijnë rritjen e ushtrimit të përditshëm (ecje, ngjitje në shkallë përveç aktiviteteve sportive ose palestrës) ose përmirësimi i mënyrës së jetesës për të ulur sjelljen sedentare (p.sh. shikimit të televizorit)². Të dyja mënyrat mund të përmirësojnë aktivitetin dhe të lejojnë qëndrueshmërinë e peshës nëpërmjet zvogëlimit të yndyrës në pjesën e brendshme të barkut si dhe rënies së shpenzimit të energjisë së pushimit. Përmirësimet e ushtrimeve duhet të personalizohen sipas aftësisë dhe shëndetit të individit dhe të përqendrohen tek një rritje graduale të nivelit dhe frekuencës².
Evidencat tregojnë se ushtrimet aerobike dhe të rezistencës janë të dobishme për individët obezë dhe lidhen me morbiditet ². Për këtë arsye, të gjitha udhëzimet shkencore rekomandojnë që të paktën 150 min/javë të ushtrimeve aerobike të moderuara (siç është ecja e shpejtë) duhet të kombinohen me tre seanca javore të ushtrimeve të rezistencës për të rritur forcën e muskujve².

Humbja e peshës mund të nxitet nëpërmjet kufizimit të kalorive, por pa siguruar ndryshime në qasjen ndaj ushqimit, me shumë mundësi yndyra e trupit do të rikthehet.3

Megjithëse faktorët e mjedisit kontribuojnë në statusin e mbipeshës së një individi, ky i fundit duhet të mësojë se si të bëjë ndryshime të përhershme të mënyrës së jetesës (mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti) në mënyrë që të kenë një qëndrueshmëri të humbjes së peshës.3 Modelet e ndryshimit të mënyrës së jetesës shpesh ndihmojnë individët t’i njohin dhe t’i ndryshojnë shenjat e mënyrës sedentare dhe mbingopjes si një mjet për të kryer këto ndryshime të mënyrës së jetesës.

Individët të cilët nuk janë në gjendje të bëjnë ndryshime të mënyrës së të ushqyerit, mund të drejtohen tek një terapist.3

Qëllimet janë:3

  • Për të ndihmuar individët të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit, aktivitetin fizik dhe mënyrën e të menduarit, që i çojnë ata drejt obezitetit
  • Për tu fokusuar në një rrugë specifike për të arritur këto qëllime, të cilat mund të përfshijnë identifikimin dhe heqjen e barrierave për të përmirësuar mënyrën e ngrënies dhe atë të të menduarit.

Vetë-monitorimi i referohet vëzhgimit dhe regjistrimit të një aspekti të sjelljes, siç janë marrja e kalorive, seancat ushtrimore dhe/ose përdorimi i barnave². Gjithashtu mund t’i referohet ndjekjes së një rezultati të këtyre sjelljeve (p.sh., ndryshimet në peshën e trupit). Vetë-monitorimi i një sjelljeje si pjesë e terapisë së mënyrës së sjelljes zakonisht e ndryshon sjelljen në drejtimin e dëshiruar. Për më tepër, mund të krijojë rekorde të cilat një Profesionist i Kujdesit Shëndetësor mund t’i shohë².

Megjithatë, një Peshë e Shëndetshme është përgjegjësi e përbashkët¹

Parandalimi nuk është vetëm përgjegjësi e individëve por gjithashtu kërkon ndryshime strukturore në shoqëri. Strategjitë për të promovuar një dietë  të përshtatshme dhe aktivitet fizik përfshijnë veprim të koordinuar nga të gjithë sektorët e interesuar.¹

Peshë e Shëndetshme për të gjithë
Një përgjegjësi e përbashkët
Qeveria Konsumatori InduIndustria / Tregtia Media
Ushqimi dhe aktiviteti
legjislacioni
stimujt dhe
zbatimi
publik
I edukuar dhe
i mirëinformuar
Tregtarë të trajnuar
dhe menaxherë
Përgjegjës për
reklamat
Këshilla për
industrinë/tregtinë
Konsumator
diskriminues
dhe selektiv
Përshtatshmëri
Disponibilitet dhe
Promovim
Komunikim
dhe edukim
shëndetësor
Edukim dhe
mbrojtje e
konsumatorit
Praktika të shëndetësore
në shtëpi
Cilësi
sigurim
Këshillim
Mbledhje e
nformacionit dhe
punë kërkimore
Pjesëmarrje
në komunitet
(zakonet dhe
praktika)
Etiketa
informuese dhe
edukim i
konsumatorit
Publikimi
i sukseseve
Sigurimi i shëndetit
nëpërmjet
shërbimeve
Konsumator aktiv
grupet
  Ekspozimi
mashtrimeve
pretendimeve shëndetësore
Udhëzime dietetike me bazë ushqimore
Angazhimi kombëtar për kontrollin e obezitetit
Konsultimi i OBSH për obezitetin

Referenca